Transmetuar më 20-11-2020, 17:11

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha trazoi ujërat me denoncimin e bërë mbrëmjen e djeshme, se po fshihet numri real i viktimave që ndërrojnë jetë nga COVID-19.

Kjo solli reagimin edhe të stafit mjekësor, me në krye shefen e spitalit Infektiv Najada Çomo, e cila i konsideroi deklaratat e Bashës së goditje ndaj punës së tyre.

Por pavarësisht çka flitet, Çomo dëshmon edhe një herë përmes një shënimi në facebook se mjekët në vijën e parë të kësaj beteje do të jenë në punë, ditë e natë për të shpëtuar jetë.

“Ne jemi në punë, ditë dhe natë, për të shpëtuar Jetë, të gjithë Bashkë. Ne jemi për Ju dhe me Ju”, shkruan Çomo, ndërsa publikon edhe foton me një pjesë të stafit në spitalin Infektiv.

/S. H   /NOA.al