Transmetuar më 20-11-2020, 16:18

Lajm i keq për Xhenaro Gatuzon, Amir Rrahmani ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Mbrojtësi 26-vjeçar, pas dëmtimit të tij në shpatull në ndeshjen ndaj Moldavisë ku u kushtëzua të linte fushën e blertë në minutën e 20-të të sfidës, i vjen një lajm tjetër i keq ku infektohet me COVID-19.

Këtë lajm e ka publikuar vetë klubi i Napolit në rrjetin e saj zyrtar në ʺTwitterʺ ku konfirmon infektimin e mbrojtësit kosovar:

ʺGjatë kryerjes së tamponeve mëngjesin e sotëm, në mbërritje nga kombëtarja e tij, është vërejtur pozitiviteti me COVID-19 të Amir Rrahmanit. Futbollisti, i cili nuk ka patur asnjë kontakt fizik me asnjë lojtar, do të vetë-izolohet në banesën e tij.ʺ, përfundon postimin klubi i Napolit.

/S. H   /NOA.al