Në SHBA, 2.200 të vdekur në 24 orët e fundit nga Covidi
Transmetuar më 20-11-2020, 12:43

Në Shtetet e Bashkuara, janë regjistruar 2,200 vdekje nga Covid në 24 orët e fundit. Ndërkohë që rastet e reja janë mbi 200 mijë.

Në Meksikë, nga ana tjetër, numri i të vdekurve ka kaluar 100,000, duke e bërë vendin, të katërtin në botë që ka kapërcyer këtë prag.

"Sot në Meksikë kemi 100,000 njerëz që kanë humbur jetën për shkak të Covid", tha zëvendës-Ministri i Shëndetësisë, Hugo Lopez-Gatell, në një konferencë për shtyp.

Ndërkohë, rastet e koronavirusit në Indi tejkaluan shifrën 9 milionë, sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë.

India bëhet kështu vendi i dyti në botë me numrin më të lartë të infeksioneve, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Numri i përgjithshëm i personave pozitivë është 9,004,000, me 132,162 viktima. /e.a/noa.al/