Vdekja e aktorit fierak, zv.ministri i Mbrojtjes bën dedikimin prekës
Transmetuar më 20-11-2020, 11:48

Ish-deputeti dhe zv.ministri aktual i Mbrojtjes, Petro Koçi, ka bërë një dedikim prekës pas lajmit për ndarjen nga jeta të aktorit fierak të humorit, Fatmir Xhelili.

Në një postim në Facebook, Koçi shkruan se Fierit do t’i mungojë tashmë një gjysh dhe baba i mrekullueshëm, një aktor i madh si Xhelili. Ai ka publikuar një foto të humoristit me mbesën e tij.

Të dashur miqte e mi,

Me lot burri në sy, ju njoftoj se një nga simbolet e artit dhe kulturës fierake, miku im dhe i të gjithëve, vellai i Mirës, shoqes time të klasës, vëllai i Met Xhelilit, shokut tim të 8-vjeçares, aktori i madh i teatrit dhe estradës së Fierit tonë, Fatmir Xhelili, humbi jetën sot për shkak të këtij Covidi të mallkuar dhe një patologjie tjetër të mëparshme!

Është një dhimbje shpirti dhe një vuajtje e vërtetë kur qytetit tonë i shuhen njerëz si Fatmiri, që i kanë dhënë ndër vite gaz e kuptimplotshmëri jetës tonë, shpirtit dhe zemrës së qytetit!