Transmetuar më 20-11-2020, 09:28

Pas "shuplakës" në garën për zgjedhjet presidenciale, vjen një tjetër "goditje", këtë herë në sy të publikut. Një nga mbështetësit më të zjarrtë të Donald Trump, njëkohësisht edhe avokat i tij në mbulimin e dhjetra skandaleve, i ka dalë boja… e flokëve.

Po, në të vërtetë, Rudy Giuliani, gjatë një konferencë të mbajtur për të zbuluar prova për një mashtrim “masiv” të votave, e ka tradhtuar ngjyra e flokëve.

Giuliani në përpjekje për të bindur publikun, iu drejtua gazetarëve në selinë e Komitetit Kombëtar Republikan në Uashington, duke folur me tone të ashpra.

Megjithatë, konferenca për shtyp nuk i eci fort mirë, pasi djersët i nxorën ngjyrën e re të flokëve që kishte vendosur.

Ndërsa ishte duke folur, dy rrjedha ngjyrë kafe u derdhën në fytyrën e 76-vjeçarit, i cili shihet teksa pastronte fytyrën e tij vazhdimisht me një shami të bardhë.

Episodi është vënë re nga gazetarët, kamerat dhe fotografët, me këta të fundit që kanë kapur momente pikante. /e.a/noa.al/