Transmetuar më 19-11-2020, 23:31

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur sot në rrugën Arbanë – Landovicë, në Prizren.

Një këmbësor është goditur nga një automjet dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia, e cila ka nisur punën për dokumentimin e ngjarjes.

Drejtuesi i mjetit është ndaluar nga Policia dhe është shoqëruar në rajon./a.k/noa.al/