Transmetuar më 19-11-2020, 19:27

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një gruaje ka ndodhur në Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur në komunën e Kaçanikut, ku një grua dyshohet se është hedhur nga një urë.

Lajmin për mediat vendase është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

E ndjera besohet të jetë rreth moshës 50-60 vjeçare.

Njoftimi nga Policia

“Rreth orës 18:00 një qytetar është lajmëruar në Policinë e Kosovës se gjatë rrugës ka hasur në një person, grua e gjinisë femërore e shtrirë, në tokë.

Policia së bashku me ndihmën e shpejtë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mjeku kujdestar ka konstatuar se e njëjta është pa shenja jete.

Policia e Kosovës është duke e bërë sigurimin e vendin të ngjarjes dhe është duke u pritur që aty të dalin njësitet relevante dhe të mirren më këtë rast”, thuhet në përgjigjjen e Policisë./a.k/noa.al/