Transmetuar më 19-11-2020, 18:08

Kamerat e sigurisë të vendosura në një ndërtesë kolektive në qytetin rus Vladivostok, kanë filmuar momentin kur një pllakë gjigante e betonit bie nga lart dhe përfundon mbi një veturë të parkuar, pronari i të cilës ishte pak centimetra larg saj dhe po e pastronte borën.

Siç mund të shihet në videon e publikuar më poshtë, burri po pastronte veturën që i ishte mbuluar me borë e akull, kur vërejti se diçka nuk është në rregull.

Ai vërejti se diçka po binte me shpejtësi dhe për pak centimetra u largua, kurse pllaka e betonit ra mbi veturë të cilën e shkatërroi plotësisht.

Siç raportojnë mediat ruse, bëhet fjalë për kapakun e tarracës së kulmit të ndërtesës që nga pesha e madhe është shembur.

/S. H   /NOA.al