Transmetuar më 19-11-2020, 17:08

Futbollisti i njohur i Kombëtares Kosovare, Vedat Muriqi, është bërë baba për herë të dytë.

Këtë lajm të bukur e ka dhënë bashkëshortja e futbollistit, Edibe.

Ajo ndau në InstaStory foton e parë të foshnjës së sapolindur, duke treguar dorën e saj.

“Mirëseerdhe bebushe! Eshtë vajzë!”- ishte shkrimi në foton e saj.

Megjithatë, ajo ende ka vendosur t’i mbajë kuriozë ndjekësit për emrin që kanë zgjedhur për të voglën.

Vedati dhe Edibe janë gjithashtu prindër të një djali.  /S. H   /NOA.al