Transmetuar më 19-11-2020, 16:53

Djali 28-vjeçar i Bobby Brown, Bobby Brown Jr. është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Los Angeles.

Kujtojmë se 8 vite më parë ikona e muzikës, njerka e tij, Whitney Houston u gjet e mbytur në një banjë.

Pesë vjet më parë, edhe motra e tij nga e ëma, Bobbi Kristina, pati të njëjtin fat tragjik.

Policia e gjeti atë të pajetë në shtëpinë e tij, në Encino, Kaliforni të mërkurën.

Mbetet ende e paqartë se cili ishte shkaku i vdekjes.

Megjithatë policia dyshon se Bobby Brown Jr. ishte përfshirë në ndonjë aktivitet të pistë.

Ai  është fëmija i dytë që këngëtari Brown ka humbur pas vdekjes së vajzës së tij me ish-gruan Houston, Bobbi Kristina, e cila u gjet pa ndjenja në një vaskë në 2015 në moshën 22 vjeçare.

“Vëllai i adoptuar” i Bobby Kristina, Nick Gordon, me të cilin kishte një marrëdhënie të diskutueshme para vdekjes së saj, gjithashtu vdiq në janar të këtij viti./a.m/NOA.al