Kjo është “pishina e qiellit”, e para në llojin e saj
Transmetuar më 19-11-2020, 16:34

Sipas planifikimit do të duhej që të ishte hapur në muajt e verës, por u kushtëzua nga pandemia.

Është “pishina e qielli” në Londër, e para në llojin e saj në botë.

Do të hapet, por thjesht një kohë më vonë se sa ishte planifikuar fillimisht. Ndërsa data e saktë ende nuk është konfirmuar, thonë se njerëzit do të jenë në gjendje ta vizitojnë atë në pranverë.

Pishina mbresëlënëse e gjatë 25 metra mbi tokë, është ndërtuar midis dy ndërtesave në Kopshtet e Ambasadës, një lagje e re banimi në Nine Elms, Vauxhall.

Brenda pak muajsh mund të hapet. /k.k/noa.al/