Transmetuar më 19-11-2020, 15:03

Blogerja e njohur e modës, Linda Dido, humbi  nënën e saj për shkak të koronavirusit.

Lajmin e e ka bërë me dije vetë blogerja me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Ndër të tjera Linda thotë se ajo luftoi fort, por nuk mundi dot ta fitonte këtë betejë.

“Ti luftove fort e ëmbla ime për të mos u larguar nga kjo jetë. Ne luftuam bashkë dhe unë të premtova që do ishim bashkë deri në fund. Më fal o ma që nuk e mbajta fjalën, por të lutem nëse je duke më parë, më jep bekimin tënd dhe pak nga forca jote”.

“Unë kam pas frikë nga vdekja por tani që ti nuk je më, asgjë nuk më tremb, sepse e di që ti do më presësh me krahë hapur siç bëje gjithmonë. Të gjithë më thonë bëhu e fortë, por unë forcen time e futa në dhe sot , ti ishte forca ime, mbështetja ime më e madhe. Qoftë mallkuar ky virus që  t’u rikthye dhe të largoj prej meje përgjithmonë.”

“Pusho në paqe se luftove mjaftueshëm. Linda jote nuk do qesh dot më kurrë si në këtë foto pranë teje,” shkruan blogerja e njohur në postimin e saj, rreth humbjes së nënës së saj./a.m/NOA.al