Theret me thikë adoleshenti shqiptar, në mes të kryeqytetit
Transmetuar më 18-11-2020, 20:25

Një 17-vjeçar është plagosur me thikë pasditen e sotme, në rrethana të paqarta.

Ai u qëllua brenda një autobusi urban, në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, në mediat e Kosovës.

Në raportin e policisë thuhet që ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, në rrugën Agim Ramadani.

Sipas informacioneve të para i plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor.

Policia po heton për sqarim të rrethanave të mëtejshme./a.m/NOA.al