Transmetuar më 18-11-2020, 19:56
Foto ilustruese

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Kosovë.

Aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme rrethrreth orës 17:30, në lagjen Veternik të Prishtinës.

Në aksident janë përfshirë 2 automjete dhe si pasojë 2 persona kanë mbetur të plagosur.

Lajmi për aksidentin është konfirmuar edhe nga Policia ku shkruan:

“Sot rreth orës 17:30, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në lagjen Veternik. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”./a.k/noa.al/