Transmetuar më 18-11-2020, 19:28

Vendosja e një antene celulari mbi shtëpinë e një banori në lagjen Esneyurt në Stamboll të Turqisë, ka shkaktuar një konflikt të dhunshëm masiv. Mediat turke theksojnë se banorët përreth kundërshtojnë vendosjen e antenës me argumentimin se ajo i dëmton shëndetin.

Por pronari i shtëpisë këmbëngul në të kundërtën duke synuar përfitimin e të ardhurave nga qiraja.

Ndërhyrja e policisë ka shmangur tragjedinë gjatë kësaj përplasjeje, ndërsa pamjet janë shpërndarë edhe në rrjete sociale duke shkaktuar mjaft debat.

Më poshtë keni pamjet: