Transmetuar më 18-11-2020, 19:07
Foto ilustruese

Një plagosje me thikë ka ndodhur në Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17:00 në Prishtinë.

Një 17-vjeçar dyshohet se është therur me thikë në një autobus i cili ndodhej në rrugën “Agim Ramadani”, në kryeqytet.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia ku shkruan:

“Mbështetur në informatat e para dyshohet se një person (mashkull rreth 17 vjeçar) ka marrë lëndime trupore nga një armë e ftohtë (thikë). Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka filluar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore me qëllim lokalizimin e vendndodhjes së personave të dyshuar, si dhe sqarimin e rrethanave që lidhen me rastin”./a.k/noa.al/