Transmetuar më 18-11-2020, 18:07

Dhjetëra persona u infektuan në një dasmë në Ohajo të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mes 83 të pranishmëve, 32 prej tyre u infektuan, përfshirë nusen dhe dhëndrin.

Çifti deklaroi për televizionin lokal të lajmeve në Ohajo, se kishin marrë masa paraprake për ditën më të rëndësishme të jetës së tyre.

Në Ohajo ka një numër të shtuar të të prekurve çka detyruan familjarët që të reduktonin të ftuarit, por nuk e shmangën dot infektimin e gjysmës prej tyre.

Nusja u shpreh se nuk e priste një gjë të tillë pasi ishin marrë të gjitha masat.

Kjo nuk është hera e parë që një ceremoni martesore në SHBA, është përgjegjëse për shpërthimin e koronavirusit, pasi ngjarje të tilla në Uashington, New York dhe Minnesota kanë çuar në përhapjen masive të virusit, ndërsa një martesë në Maine çoi në 176 njerëz që morën koronvirusin, shtatë prej të cilëve vdiqën.

Nusja me emrin Mikayla u shpreh se simptomat u shfaqën gjatë muajit të mjaltit, dhe u detyruan që të karantinoheshin. /k.k/noa.al/