Transmetuar më 18-11-2020, 17:55

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka marrë një fitore me mjaft vështirësi dhe mes drithërimash përballë Bjellorusisë.

Edhe pse në avantazh të dyfishtë, kuqezinjtë e panë veten në vështirësi me reagimin e miqve të cilët nuk u dorëzuan në asnjë moment.

Megjithatë, dy golat e Cikalleshit dhe 1 i Manajt i dhanë fitoren Shqipërisë.

Me tre pikët e marra kombëtarja e mbylli grupin në vendin e parë, duke vijuar më tej.

Në përgjithësi paraqitja e kuqezinjve ishte në nivel të mirë, sidomos në repartin e sulmit. /k.k/noa.al/