Në këtë periudhë të vështirë pandemie, kanë menduar kuqezinjtë për të gëzuar shqiptarët.
Kuqezinjtë po mposhtin Bjellorusinë 3-1 që në pjesën e parë, duke siguruar kreun e grupit, në Ligën e Kombeve.
Dy gola që në pjesën e parë dhe fitorja e mundshme i jep Shqipërisë kreun e grupit 4, të Ligës C, ekipit tonë, si dhe e ngjit atë automatikisht në Grupin B.
Kanë mjaftuar vetëm 19′ minuta lojë. Cikalleshi gjeti golin me kokë pas harkimit të Memollës.
Në 27’ Shqipëria gjen golin e dytë. Sërish Cikalleshi, i cili ekzekuton saktë nga pika e bardhë. Penalltinë për kuqezinjtë e fiton Manaj pas kontaktit me portierin bjellorus.
Megjithatë, në 35′ Maksim Skavysh shkurtoi diferencën, në 2-1 dhe rihapi ndeshjen, që ka nisur në 16:00 dhe po luhet aktualisht në stadiumin kombëtar.
Rei Manaj shënpo golin e tretë në fundin e pjesës së parë.
Fitorja e mundshme, nëse mbahet rezultati, i jep kuqezinjve vendin e parë më 11 pikë, një më shumë se Bjellorusia që do të mbetet në vendin e dytë./a.m/NOA.al