Transmetuar më 18-11-2020, 16:16

Ylli i “Harry Potter”, Rupert Grint,e ka thyer rekordin e Sir David Attenborough për arritjen më të shpejtë të një milion ndjekësve në Instagram.

Aktori, i cili e ka luajtur rolin e Ron Weasley në të gjithë tetë filmat e “Harry Potter”, ka bërë postimin e parë më 10 nëntor duke bërë shaka se ishte vetëm 10 vite me vonesë.

Ndërsa pas katër orësh e një minutë, 32-vjeçari arriti shifrën prej një milion ndjekësve.

Sipas Guinness World Records, ai e arriti këtë numër ndjekësish për 43 minuta më shpejt sesa Sir David, i cili i është bashkuar këtij rrjeti social në muajin shtator.

Fotografia e parë e Grint ishte një pozë me vajzën e tij të vogël, e cila ka lindur në muajin maj.

Më poshtë ju sjellim listën e rekordmbajtësve që kanë arritur më së shpejtë një milion ndjekës:

Rupert Grint – katër orë e një minutë (nëntor 2020)

Sir David Attenborough – katër orë 44 minuta (shtator 2020)

Jennifer Aniston – pesë orë 16 minuta (tetor 2019)

Duka dhe Dukesha e Sussex (princi Harry dhe Meghan Markle) – pesë orë 45 minuta (prill 2019)

Kang Daniel – 11 orë 36 minuta (janar 2019)

Papa Francis – 12 orë (mars 2016)

David Beckham – 24 orë (maj 2015)

/S. H   /NOA.al