Transmetuar më 18-11-2020, 14:58

Shqipëria do të kërkojë fitore me çdo kusht në përballjen me Bjellorusinë, sot në orën 16:00.

Djemtë e Edi Rejës duken të karikuar në këtë ndeshje që është si një finale për të shkuar më tej.

Formacioni me gjasë pritet të jetë i njëjtë si me Kazakistanin, me përjashtim të Abrashit dhe Hysajt.

Ky i fundit rezultoi pozitiv me koronavirus një ditë më parë.

Një fitore do t’i jepte Shqipërisë vendin e parë me një pikë më shumë se bjellorusët. /k.k/noa.al/