ANALIZË FAKTESH/ Sa të infektuar po mjekohen në shtëpi dhe në spitalet private brenda e jashtë Shqipërisë
Transmetuar më 17-11-2020, 17:07

Në Shqipëri, sot gjenden të konfirmuar me Covid-19, 14.685 shtetas të infektuar.

Prej tyre, 412 gjenden të shtruar në tre spitalet Covid në Tiranë.

Pjesa tjetër, 14.273, ndodhen në banesat e tyre. Pjesa më e madhe e kësaj shifre, janë të infektuar me simptoma, që po vuajnë pasoja të infektimit me Covid-19.

Burime jozyrtare i thanë noa.al se janë disa dhjetëra qytetarë të infektuar, që po trajtohen nga disa spitale private në Tiranë, si dhe disa klinika private. Noa.al disponon dhe emrat e tyre.

Nga ana tjetër, në radhët e 14.273 personave pozitivë, janë disa dhjetëra të cilët po mjekohen në spitale jashtë vendit. Në Turqi, Itali, Maqedoni, Mali i Zi e madje edhe në Kosovë.

Por nuk është vetëm kjo situata. Vetë mjekët e familjes pohojnë se janë edhe shumë të tjerë që nuk figurojnë të skeduar tek shifra 14.273. Bëhet fjalë për të infektuar të cilëve nuk i është bërë tampon RT/CTR. Këta mjekohen në kushte banese në konsultim me mjekë të ndryshëm. /noa.al/