Vjosa Osmani infektohet me Covid: Pavarësisht kujdesit që tregova, virusi është kudo
Transmetuar më 17-11-2020, 15:30

Kryeparlamentarja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po ushtron edhe detyrën e Presidentit pas dorëheqjes së Hashim Thaçit, ka rezultuar pozitive me koronaviorusin.

Ajo thotë se e ka marrë virusin nga të afërm.

Postimi i plotë i Vjosa Osmanit:

Të nderuar qytetarë!

Pasi disa të afërm me të cilët kisha kontakt rezultuan pozitivë në testin për Covid-19, u testova në IKSHKP dhe pak më parë u njoftova se edhe unë kam rezultuar pozitiv.

Në dy javët e ardhshme do të punoj nga shtëpia, duke u kujdesur që secili dokument a vendim që kërkon shqyrtim e vendimmarrje dhe që lidhet me përgjegjësitë e mia në të dy funksionet shtetërore që i ushtroj, të trajtohet në kohë. Po ashtu, një numër takimesh do t’i vazhdoj nëpërmjet platformave elektronike.

Përkundër kujdesit maksimal, po shihet që këto ditë virusi është kudo, më i përhapur se kurrë më parë, njëjtë i rrezikshëm si çdoherë. Prandaj, uroj që ta tejkalojmë këtë sfidë bashkërisht, duke mos e injoruar rrezikun nga virusi dhe kujdesin që duhet treguar.

Mirëmbetshi e shëndet të gjithëve!/a.m/NOA.al