Transmetuar më 17-11-2020, 08:43

Nëse keni një drekë me 15 persona në provincën e Milanos ekziston 55% e rrezikut që të ketë një person pozitiv, ndërsa në provincën e Leçes, probabiliteti bie në 8%.

Për të bërë llogaritjen, bazuar në mundësinë e rasteve të koronavirusit dhe në të dhënat e disponueshme, është gati një një aplikacion i zhvilluar nga Instituti i Teknologjisë në Xhorxhia në prag të Ditës së Falënderimeve në SHBA, i cili iu lejon të verifikoni rrezikun në në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në disa vende evropiane.

Sistemi "Event Risk Planning Tool", shpjegon revista "MIT", gjithashtu iu lejon të ndryshoni numrin e pjesëmarrësve në drekë ose darkë dhe bazohet në faktin se asnjë nga personat gjatë eventit, zakonisht nuk jeton me njerëzit që marrin pjesë.

"Rreziku mund të zvogëlohet, – shpjegojnë autorët, – duke mbajtur maska, duke aplikuar distancë sociale ose duke qenë jashtë në grupe më të vogla".

Në SHBA, raporton revista, ka orientime të ndryshme për Ditën e Falënderimeve, e cila festohet më 26 nëntor, me polemika shumë të ngjashme me ato që po shihen rreth Krishtlindjeve. Për momentin nuk ka indikacione ‘të centralizuara’, por disa shtete kanë rekomanduar tashmë shmangien e mbledhjeve dhe lëvizjeve të panevojshme.

"Unë mendoj se secila familje do të bëjë një vlerësim të rrezikut dhe përfitimit të asaj që ata mendojnë se është një traditë e rëndësishme, – tha Anthony Fauci, kryevirologu i Shtëpisë së Bardhë, i cili shtoi se programi i tij "është një darkë në shtëpi me gruan dhe një ‘vizitë’ te tre vajzat përmes  ‘skype’-t-. Të gjithë duhet të marrin një vendim. Çfarë niveli të rrezikut doni të merrni?". /e.a/noa.al/