Transmetuar më 16-11-2020, 21:04

Një gazetare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërron jetë në një aksident tragjik në moshë fare të re.

Jenny Lenzini, ka humbur jetën në një aksident me motor.

Motori me të cilën udhëtonte gazetarja 26-vjeçare, e cila ishte pasagjere, humbi kontrollin dhe u përplas me një pemë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në North Port, Florida.

Drejtuesi i motorit ndërroi jetë në vend, ndërsa gazetarja u dërgua me helikopter në një spital.

Plagët ishin të rënda për 26-vjeçaren, e cili nuk mundi t’i mbijetonte, duke ndërruar jetë disa momente pasi u dërgua për mjekim.

E reja kishte pak kohë që punonte për NBC2 dhe ABC7 në Florida./a.k/noa.al/