Transmetuar më 15-11-2020, 19:34

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një adoleshenti shqiptar nga Kosova, ka ndodhur në Zvicër.

Një 15-vjeçar, nga fshati Panorc i Malishevës që jeton në Zvicër është goditur për vdekje nga treni.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në qytetin Nauchatel.

Sipas mediave kosovare, lajmin e ka konfirmuar edhe vetë zyrtarisht nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha.

“Po fatkeqësisht është e vërtetë”, ka thënë Berisha.

Familja e 15 vjeçarit është nga fshati Panorc i Malishevës, ndersa  ata janë zhvendosur në Zvicër pas luftës në Kosovë.

Pikërisht një aksident i tillë tragjik ndodhi edhe gjatë muajit tetor, ku dy vëllezër kosovarë që jetonin në Gjermani, u goditën për vdekje nga treni.