Emigranti në Gjermani gjen çantën me euro dhe e dorëzon. Shpërblimi që mori
Transmetuar më 15-11-2020, 19:18

Kur Mohammed Fouad Mousa shkoi në Gjermani katër vjet më parë, ai nuk kishte shumë më tepër se rrobat që mbante veshur.

Ai e di se çfarë është varfëria e ka jetuar atë.

21-vjeçari ka jetuar momente të vështira, ama ia doli të largohej nga Siria.

Së fundmi ai ka bërë një vepër prej një qytetari të vërtetë.

Ai gjeti 1000 euro dhe i ktheu ato në polici, në mënyrë që t’i shkonin njeriut që i kishte humbur.

“Ato nuk ishin paratë e mia, nuk mund t’i mbaja. Mendova janë të dikujt që duhet të ushqej familjen me to”, tha i riu.

Mousa dhe shoqja e tij nga Ukraina Lesia Trautwein shkuan drejt në stacionin më të afërt të policisë dhe i dorëzuan ato që gjetën.

Në Gjermani kushdo që kthen para të humbura dëmshpërblehet dhe vlera që mori 21-vjeçari që dorëzoi çantën me 1000 euro ishte 100 euro.