Transmetuar më 15-11-2020, 17:05

Shqipëria luan sonte në orën 18:00 një nga ndeshjet më të rëndësishme. Përballë Kazakistanit do të kërkohet fitorja me çdo kusht.

Tre pikë janë të arta për tanët, pasi do të shtrohej rruga për kualifikim më tej në këtë ndeshje të vlefshme për ligën e kombit.

Në grupin e katërt, ku bën pjesë edhe Shqipëria, të gjitha skuadrat janë me pikë të barabarta.

Kanë mbetur edhe dy takime deri në përfundim të kësaj gare.

Kuqezinjtë duken në formë të mirë, dhe kjo u pa pak ditë më para në miqësoren e fituar 2-1 përballë Kosovës. /k.k/noa.al/