Transmetuar më 15-11-2020, 15:32

Mbi njëqind sarkofagë të Egjiptit të lashtë, të pacenuar dhe të vulosur, janë zbuluar në një nekropol faraonik në lokalitetin e Saqqara, afër piramidës së Djoser, pikërisht në jug të Kajros.

Lajmi u njoftua nga agjencia e mbikëqyrjes arkeologjike egjiptiane, e cila gjithashtu flet për zbulimin e 40 statujave të arta. Sarkofagët janë varrosur për rreth 2500 vjet dhe përmbajnë mumje të ruajtura mirë, disa të shoqëruara me zbukurime të pasura.

Gjetjet datojnë që nga epoka e dinastive nga shekulli i 6-të deri në shekullin e 4-të para Krishtit dhe në dinastinë e Ptolemeut (shekulli i 4-t para Krishtit). Arkeologët deri më tani kanë hapur një nga sarkofagët, duke gjetur mumjen brenda saj të ruajtur mirë, ende të mbështjellë me fasha, duke ia nënshtruar rrezeve X për të verifikuar gjendjen e saj.

Zona Saqqara është pjesë e nekropolit të kryeqytetit antik të mbretërisë së parë egjiptiane, Memfis, e cila gjithashtu përfshin Piramidat e Gizës në Abu Sir dhe shpallur një Trashëgimi Botërore të Unescos në vitet 1970.

"Saqqara ende nuk ka zbuluar pjesën më të madhe të përmbajtjes së saj", – tha Ministri i Turizmit dhe Antikiteteve të Egjiptit, Khaled El-Anany.

"Është një thesar i madh. Gërmimet janë në proces dhe sa herë që zbulojmë hapësirën e një varri, gjejmë edhe hyrjen e një tjetri". Pasi të ekzaminohen, zbulimet do të gjejnë vendin e tyre në Muzeun e Madh të Kajros. /e.a/noa.al/