Transmetuar më 15-11-2020, 08:11

Pas pak javësh qetësi, rikthehen tensionet mes Turqisë dhe Greqisë. Ankaraja ka nisur sërish përshkallëzimin e tensioneve, pasi anija “Oruc Reis” ka nisur lëvizjen dhe kërkimet në det deri më 23 nëntor.

Mediat greke raportojnë se anija turke ndodhet më pak se 20 milje në lindje të Rodosit. Zona e studimit nga turqit është përcaktuar 12 milje nga Rodosi, duke paralajmëruar se do të afrohet akoma më shumë.

Greqia i dërgoi një mesazh të fortë Turqisë. “Ky veprim shton përshkallëzimin gjithnjë në rritje të sjelljes kriminale turke në Mesdheun Lindor. Ne e dënojmë atë në mënyrën më kategorike dhe presim që ajo të diskutohet plotësisht në Këshillin e ardhshëm Evropian në Dhjetor”, – theksojnë  autoritetet greke.

Tensionet në Mesdhe vijojnë prej disa muajsh, por pas tërmetit tragjik në Izmir, ujërat u qetësuan, por vetëm për disa ditë, pasi konflikti u rikthye sërish. /e.a/noa.al/