Transmetuar më 14-11-2020, 22:37

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Kosovë.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:15 në rrugën “Luan Haradinaj”, në Prishtinë.

Si pasojë, 3 persona kanë mbetur të plagosur, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor.

Në aksident kanë mbetur të plagosura 3 vajza, ndersa mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Vajzat në fjalë  kishin publikuar fotografi në rrjetin social “Instagram” pak minuta para aksidentit.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia vendase për mediat:

“Në ora 19:15, policia është njoftuar për një aksident trafiku në rrugën ‘Luan Haradinaj’ në Prishtinë. E përfshirë është vetëm një veturë, tre persona janë dërguar për tretman mjekësor. Njësitet policore po merren me aksidentin”, shkruhet në njoftimin e dhënë nga Policia./noa.al/