Po pastronte armën e shërbimit, polici vret pa dashje gruan
Transmetuar më 14-11-2020, 21:26

Një ngjarje e rëndë dhe njëkohësisht e dhimbshme me pasojë vdekjen ka ndodhur në Greqi.

Vrasja brenda familjes ka ndodhur në Renti, pasditen e kësaj të shtune ku dyshohet për shkak të pakujdesisë.

Sipas mediave vendase një oficer policie, teksa ka qenë duke pastruar armën e shërbimit, pa e ditur që në të ndodhej një plumb ka qëlluar bashkëshorten.

Ai ka shkrepur armën, duke e lënë gruan 41 vjeçare, të vdekur në vend.

Një ekip policor shkoi në vendngjarje për të sqaruar rrethanat.

Pas kryerjes së verifikimeve do të përcaktohet edhe shkaku i vërtetë i kësaj ngjarje, e cila dyshohet të ketë qenë pakujdesia.