Transmetuar më 14-11-2020, 20:28
Foto ilustruese

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Kosovë.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:15 në rrugën “Luan Haradinaj”, në Prishtinë.

Si pasojë, 3 persona kanë mbetur të plagosur, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia vendase për mediat:

“Në ora 19:15, policia është njoftuar për një aksident trafiku në rrugën ‘Luan Haradinaj’ në Prishtinë. E përfshirë është vetëm një veturë, tre persona janë dërguar për tretman mjekësor. Njësitet policore po merren me aksidentin”, shkruhet në njoftimin e dhënë nga Policia./noa.al/