Transmetuar më 14-11-2020, 19:30

Mario Balotelli mbeti pa klub pas largimit nga Brescia në qershor të këtij viti.

Sulmuesi nuk arriti të gjejë skuadër, mirëpo duket se nuk do të qëndrojë për shumë gjatë jashtë futbollit.

Siç raporton Calciomercato.com, Fiorentina synon afrimin e Balotellit në merkaton e janarit.

Trajneri i ri i Fiorentinës, Cesare Prandelli e dëshiron Balotellin në skuadër dhe në janar SuperMario pritet të veshë fanellën violë.