Transmetuar më 14-11-2020, 17:12

Blerta Ligaj dhe Erion Zeqiraj po shijojnë momentet më të bukura të dashurisë së tyre.

Çifti bënë publike lidhjen gjatë karantinës dhe pak muaj më pas, spikeri i njohur dhe ish-banori i BB i propozoi për martesë basketbollistes në Jug.

Në një intervistë për Panoramaplus, Blerta Ligaj rrëfeu detaje nga marrëdhënia e tyre.

Basketbollistja u shpreh se beson verbërisht tek partneri dhe “në krahët e tij ndihet si një foshnjë e sapolindur, që do gjithë përkushtimin e mundshëm”.

Blerta Ligaj rrëfeu se ajo dhe Erion Zeqiraj do të kenë një familje të madhe, por fëmijët e tyre nuk do i detyrojnë të bëhen basketbollistë.

Ajo tha se fëmijët do e zgjedhin vetë profesionin e tyre dhe ëndrrat që duan të ndjekin.

Ndërsa pyetjes sa xheloz është Erion Zeqiraj, basketbollistja iu  përgjigj: “Është si kamerat e fshehta që survejojnë ambientin!”

Erioni e ka shprehur hapur se është tërhequr nga sytë e tu. Po ështe aq xheloz sa të të kontrollojë deri te lëvizjet, se ku i hedh sytë në një ambient me persona të tjerë?

Erioni është si kamerat e fshehta që survejojnë ambientin!

Kujtojmë që propozimin ta bëri në Jug, një propozim si në filmat romancë. Është e vështirë të thuash “po” në këto kohë dinamike, kur njerëzit janë të paqëndrueshëm dhe tundohen vazhdimisht?

Është shumë e vërtetë që njerëzit tundohen vazhdimisht dhe unë i kam thënë “po” njeriut që më tundoi.

Dhe çfarë e bën Erionin të jetë i zgjedhuri yt, ç’vlerëson apo dashuron tek ai?

Erioni më mbush zemrën me dashuri në çdo moment! Ai më ka bërë ta besoj verbërisht! Në krahët e tij ndihem një foshnjë e sapolindur, që do gjithë përkushtimin e mundshëm.

Meqë përmende “foshnjën”, bëni plane për martesë e fëmijë dhe a do të jetë familja juaj me anëtarë volejbollistë?

Që do të kemi një familje më të madhe se dy vetë kjo është e sigurt. Për të zgjedhur sportin ose artin do ta lëmë në dëshirën dhe pasionin e tyre. Nuk besoj që do të jemi prindër që do t’i detyrojmë fëmijët të realizojnë pasionet tona që s’i kemi arritur dot, dhe jo pasionet e tyre. Fëmijët e mi do të bëhen çfarë t’u dojë qejfi! (Qesh)

/S. H   /NOA.al