Transmetuar më 14-11-2020, 15:10

Tani ka një datë zyrtare për zgjedhjet presidenciale te Barcelona. Ato do të kryhen më 24 janarin e vitit 2021 dhe të gjithë kandidatët gjatë kësaj kohe kanë kohën për të shpalosur projektin e tyre.

Por kushdo që do të fitojë do të përballet me vështirësi të shumta.

Situata ekonomike në klub nuk është aspak e mirë dhe merkatoja do të jetë e limituar.

Ky nuk është i vetmi telash për presidentin e ri, pasi koha që do të ketë në dispozicion është e shkurtër.

Nga data 24 janar deri më 31 janar do të jenë vetëm 7 ditë për të bërë merkato dhe për të forcuar ekipin e Kumanit.

Kjo gjë mund të sjellë pasoja edhe për vazhdimësinë e sezonit sepse skuadra mund të mos i arrijë objektivat pa pasur lojtarët e duhur.

/S. H   /NOA.al