Transmetuar më 14-11-2020, 15:02

Episodi i bashkimit ‘të miqve’ të serialit shumë të shikuar “Friends” që është pritur me padurim tani do të fillojë xhirimet, sipas Matthew Perry.

“Ribashkimi i ‘Friends’ po planifikohet për fillimin e marsit”, shkroi ai në Twitter.

Shfaqja speciale e vetme do të fillonte xhirimet në gusht, por u vonua për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Seriali do të risjellë së bashku emrat e njohur të kastit të dikurshëm të aktorëve si: Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc dhe David Schwimmer.

Deri të premten në mëngjes, statusi i Perryt kishte marrë më shumë se 100,000 pëlqime dhe rishpërndarje.

“Friends”, që ndiqte fatin e gjashtë miqve të rinj që jetonin në New York, fillimisht u transmetua nga viti 1994 deri në vitin 2004.

Shfaqja përfundimtare u shikua nga 52.5 milionë shikues në ShBA, duke e bërë atë episodin më të shikuar televiziv të viteve 2000.

/S. H   /NOA.al