Transmetuar më 13-11-2020, 18:05

Një në tre smartphone Android rrezikojnë të mos kenë më hyrje në faqet e internetit. E gjitha kjo pasi certifikimi i ri dixhital i Let’s Encrypt do të shkaktojë probleme të hyrjes në internet për rreth 34 përqind të pajisjeve që përdorin sistemin operativ të Google.

Ndaj telefonat e vjetër Android rrezikojnë të mos jenë në gjendje të shikojnë më, shumë faqe në internet.

Ky është paralajmërimi i dhënë nga Let’s Encrypt, sipas të cilit certifikimi i sigurisë i lëshuar nuk do të jetë më i vlefshëm për celularët me një sistem operativ para versionit 7.1.1 Nougat.

Rezultati është që një pjesë e madhe e rrjetit do të bëhet e paarritshme për ato që shfletojnë me pajisje të viteve të kaluara.

Let’s Encrypt është një nga autoritetet më të mëdha jofitimprurëse të certifikimit në botë, mbështetur nga Mozilla, Akamai, Cisco, Fondacioni Elektronik i Kufijve (Electronic frontier Foundation) dhe Universiteti i Miçiganit, që promovon miratimin e protokollit https, të mundësuar nga Google, dhe që vë në dispozicion një teknologji për të mundësuar një lidhje të sigurt në internet.

Nëse nuk doni të bleni një celular të ri, zgjidhja e këtij problemi, e rekomanduar nga Let’s Encrypt, megjithëse jo plotësisht efektive, mund të jetë instalimi i Firefox të Mozilla-s. /a.k/noa.al/