Transmetuar më 13-11-2020, 16:39

Nevil Dede u prononcua sot si trajneri më i ri i Tiranës. Tekniku bardheblu deklaroi se është optimist që punët do të shkojnë mirë në kampin kryeqytetas duke parë grupin e mirë të lojtarëve që 25-herë kampionët e Shqipërisë kanë në dispozicion, por dhe faktin që është fillimi i sezonit.

Ai nuk pranoi të shprehej për punën e paraardhësit të tij Emanuel Egbo, ndërsa zbuloi se kontrata me klubin është dy-vjeçare. Dede theksoi se Tirana zien edhe në mometin kur fiton. Sipas tij, ekipi duhet të harrojë tashmë që ka fituar titullin kampion dhe të mendojë tani ta mbrojë atë.

Vendimi për të drejtuar Tiranën

E rëndësishme është që ftesa erdhi në momentin e duhur dhe vlerësohet si e arsyeshme. Isha nnë një punë dhe në një projekt atje prej disa viesh. Dua të shpreh falenerim për presidentin Duka për hapësirën që më ka dhnë për angazhimet e mia në moshat, ku përveç  kontributeve të mia, pata dhe arritje. Dua të falenderoj të gjitha stafet që kam punuar nëpër ekipet kombëtare, stafin e FSHF-së dhe tani t’i kthehemi Tiranës. Kur të kërkon Tirana, është e vështirë t’i thuash jo. U ktheva në shtëpinë time, jam brenda AND-së. Me këtë imazh që kam shpresoj që t’i jap mëbsthetjete dhe të rrisim element të rinj, por do mendojmë dhe për ekipin e parë për të patur suksese.

Biseda me presidentin e FSHF-së

E vërteta është që komunikimi erdhi dje pasdite. Nuk e prisja shumë shpejt. Tirana ka grup shumë të mië lojtarësh. Është ndërtuar si ekip për të mbrojtur titullin. Ajo që ndodhi në Kupë më vuri në një dilemë të madhe. Bisedova me presidentin e Federatës sepse kisha një marrëdhënie kontraktuale, pastaj u hap rruga dhe çdo gjë u bë më e thjeshtë.

Vlerësimi për ekipin

Të jem i sinqertë, e kam ndjekur në miqësore. Të tjerat i kam ndjekur në televizor. Ka fituar në Korçë dhe ka humbur me Teutën. Nga dita e hënë do plotësohet dhe stafi, do ta prekim ekipin dhe do të them çfarë do të bëjmë më mirë. E rëndësishme është të krijojmë një klimë të duhur pozitive që njerëzit ndihen mirë. Kur njerëzit ndihen mirë, atëherë japin dhe më mirë. Bashkëpunimi është kyçi që kërkoj. Nuk dua të trazoj asgjë. Përgjegjësia do të shpërndahet në të gjitha stafet, në fund vendos unë dhe jap llogari para presidentit.

Objektivi

Objektivi është që Tirana të dali kampion. Duhet të harrojmë që kemi dalë njëherë kampion, duhet të mendojmë si do të dalim përsëri. Tirana lufton gjithmonë për titullin kampion, e ka të shkruar në ADN. Janë të shpallura objektivat në histori kur është krijuar. Kemi një punë shumë të madhe përpara. Kur pranoj të drejtoj Tiranën, uroj të jetë e treta e vërteta.

Egbo

Nuk kam biseduar me Egbonë. Kjo shtëpi i ka bazat të shëndetshme dhe të forta. Kur futem te kjo shtëpi ndihem mirë. Falenderimi i shkon për të gjitha stafet paraardhësse dhe për Emanuelin.

Kudo në çdo klub të botës që bëjnë cikle, ka një fillim ka dhe një mbarim. E rëndësishme është që Tirana të jetë në mendësinë e saj dhe të jetë e qartë në atë se çfarë do. Klima është e duhur. Nuk e mohoj dot faktin që historia e madhe e këtij klubi e vendos gjithmonë në qendër të vëmendjes. Këtu zien edhe kur fiton, jo më kur nuk ka rezultate. Kur ka rezultate pozitive, jo se harrohen, sfumohen nga suskesi, natyra njerëzore mendon pozitivisht, se po të mendojë gjithmonë hallet që ka, shoqëria jonë nuk do të shikonte gjëra të bukura.

Historia është e thjeshtë, kemi marrëdhënie kontraktuale. Kur firmosim, duhet të japim më të mirën. Nuk do të thotë se ke të drejtë apo gabim, por drejtuesit kur e shohin të arsyeshme që mbyllet bashkëpunimi, s’ka pse të ketë qejfmbetje. Këto janë marrëdhënie kontraktuale. Kam fatin që jam në fillim të sezonit. Nuk mund të gjykoj dhe paragjykoj për gjëra që nuk kam qenë pjesë. Më mbetet vetëm t’i falenderoj, ata që kanë qenë para nesh. Tani të mendojmë përpara.

Kontrata

Kontrata është dyvjeçre. Është projekt i mirë, kjo më bind t’i shikoj gjërat me qetësi, pro dhe me besim të madh.

Prioriteti

Në fund fare, Tirana ka rëndësi të fitojë. Nëse klubi është i suksesshëm dhe se sa i zoti që i jep hapësira lojtarëve të rinj, është shumë herë më mirë për futbollin shqiptar. Do jetë idealja për ne.

Hera e tretë që drejton Tiranën

Jam rritur në shumë aspekte, isha trajner pas 5 muajsh kur lashë futbollin. E rëndësishme është të reflektosh dhe të rregullosh dhe ato gabime që ke bërë. Kush ha bukë, bën dhe thërrime. E rëndësishme është sa thërrime do bësh”, u shpreh Nevil Dede si trajner i Tiranës.

/S. H   /NOA.al