Transmetuar më 13-11-2020, 15:17

Autoritetet e Kosovës kanë raportuar për një bilanc të përkeqësuar sa i përket rasteve të reja dhe humbjet e jetëve si pasojë e koronavirusit.

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 963 raste të reja nga 2 mijë e 59 testime.

Për fat të keq, 11 pacientë në spitale kanë humbur jetën.

177 të tjerë kanë mundur që ta fitojnë betejën me virusin.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 347 raste, Ferizaj 102 raste, Podujevë 61 raste, Gjakovë 52 raste, Gjilan 51 raste, Fushë-Kosovë 45 raste, Shtime 34 raste, Prizren 30 raste, Vushtrri 28 raste, Pejë 27 raste, Mitrovicë 24 raste, Lipjan 21 raste, Viti 20 raste, Obiliq 16 raste, Rahovec 16 raste, Kaçanik 12 raste, Suharekë 12 raste, Malishevë 10 raste, Klinë 9 raste, Deçan 8 raste, Kamenicë 8 raste, Drenas 7 raste, Istog 7 raste, Skenderaj 6 raste, Dragash 5 raste, Hani i Elezit 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Novobërdë dhe Shtërpcë. /k.k/noa.al/