Transmetuar më 12-11-2020, 23:35
Foto ilustruese

Një plagosje ka ndodhur në Kosovë këtë mbrëmje.

Një burrë në Prishtinë është sulmuar me thikë në rrugën “Afrim Zhitia”.

Sipas informatave paraprake nga policia, dyshohet se burri është goditur nga gruaja e tij, e cila është identifikuar dhe dërguar në stacion policor për procedura të mëtejshme ligjore.

Ndërkohë, lidhur me rrethanat dhe motivin e incidentit nuk bëhet ende me dije se për çfarë ka ndodhur.

Vlen të theksohet se burri ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore.