NOA ANALIZË/ Prag zgjedhjesh, Rama rifilloi sezonin e blerjeve nga opozita
Transmetuar më 12-11-2020, 23:11

Nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë, që emra të opozitës të bliheshin nga partia në pushtet. Këtë risi të blerjeve politike e krijoi Edi Rama në Shqipëri.

Kështu ai nisi të katapultojë nga kupola e demokratëve, emrat e njohur të saj.

E filloi me Majlinda Bregun. Shumëkush e mban mend. Ishte e preferuara e Berishës në poste kyçe. U bë kaq e pushtetshme në qeverinë e Sali Berishës sa dhe një intervistë me zyrtarë të PD, nuk e bëje dot pa lejen e Majlindës.

Me të humbur PD më 2013, Majlinda u rreshtua në radhët e të pakënaqurve të PD. Këtu nisi sezoni i blerjeve politike që të kujtojnë shumë, sezonet e blerjeve në arenat e futbollit.

Rama e mori Majlindës dhe e bëri kryetare të një organizate së cilës i ta radha ta drejtojë vendi ynë.

Nuk vonoi shumë dhe sezoni i blerjeve vazhdoi me Ritvan Boden, ministri më i rëndësishëm i qeverive të Berishës.

Ai kishte shprehur hapur pakënaqësinë për opozitën e Bashës. Këtu ndërhyri sërish Rama. E mori dhe e futi në bord drejtues të Bankës së Shtetit.

Sezoni i blerjeve nuk u ndal. Këto ditë u bë dhe një tjetër. Kjo kishte kohë që përgatitej. Rama vendosi të fusë në qeverinë e vet, një djalë i cili babanë në vite e kishte krahun e djathtë të Sali Berishës.

Kështu, Besart Kadia u bë zëvendësministër i Ekonomisë dhe Financave. Dhe tani që ministrja Anila Denaj është me Covid, Kadia bëhet edhe  i rëndësishëm.

Kadia, kohët e fundit po dilte shpesh në debate televizive. Një ndër më të sikletshmit për Kadinë, ishte përballja me Monika Kryemadhin e cila e akuzoi se merr financime nga oligarkë, duke shënjestruar Zamir Manen. Kadia mohoi akuzat e kryetares së LSI.

Pak kohë më vonë, befas Kadia u bë zëvendësministër. Themi befas, sepse Kadia u bë pjesë e qeverisë së PS ndërkohë që ishte pjesë e PD.

Ky dokument që shikoni më poshtë, tregon se çfarë ndodhi para se Kadia të futej në qeverinë Rama.

Besart Kadia, paçka se ishte anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, ishte vënë në krye të një lëvizjeje të re politike, Alternativa.

PD e kishte zbuluar këtë fakt dhe më 5 nëntor 2020, kreu Lulzim Basha firmos shkarkimin e Kadisë. Në vendim, Basha thotë se Alternativa e Kadisë është një forcë politike e financuar nga klientë preferencialë të qeverisë Rama.

Pak ditë më vonë, Rama e bëri Kadinë zëvendësministër. /noa.al/