Transmetuar më 12-11-2020, 18:46

Tirana, shkarkohet trajneri Emanuel Egbo

Emanuel Egbo nuk do të jetë më trajner i Tiranës. Një lajm i tillë është bërë i ditur nga vetë klubi bardheblu, pas humbjes së sotme në kupë dhe eliminimit të turpshëm me Korabin. Tirana fitoi sezonin e fundit titullin kampion me Egbo në stol.

Trajneri i ri i Tiranës pritet të jetë Bledi Shkëmbi.

Njoftimi i klubit Tirana:

Klubi i Futbollit Tirana njofton shkarkimin e trajnerit Emmanuel Egbo.

Pas ecurisë jo të mirë të skuadrës në ndeshjet e fundit, Egbo nuk do të jetë më në krye të bardhebluve për shkak të rezultateve të munguara.

Klubi e falenderon për përkushtimin dhe sukseset e arritura, të cilat kulmuan me kthimin e titullit kampion në shtëpi.

"Duke i uruar suksese në karrierën e tij, kampi i kampionëve i jep një meritë të vecantë të suksesit në sezonin e shkuar njeriut që prej vitesh ishte edhe do të jetë pjesë e familjes së bardhebluve. Faleminderit Egbo!"

/S. H   /NOA.al