Transmetuar më 12-11-2020, 17:37

Situata Covid në Greqi paraqitet e rënduar gjatë ditëve të fundit. Mbi 2 mijë të infektuar dhe me dhjetëra të vdekur raportohen çdo ditë.

Anestezisti Daniel Konstantinidis i cili punon në spitalin “Papanikolaou” në Selanik ka ngritur alarmin lidhur me situatën në pavijonin ku ai punon.

Konstantinidis shkruan se ka pacientë që shpërthejnë në lot para se të futen në intubim.

Në një postim në rrjetet sociale ai thotë se në intubim po futem edhe pacientë të moshave 40-50-vjeç, të cilët nuk kanë sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Madje disa prej tyre vijon ai, kërkojnë të telefonojnë familjarët.

“40-vjeçarë dhe 50-vjeçarë që përndryshe janë krejtësisht të shëndetshëm. Agonia që pikturohet në sytë e shumicës para se t’i intubojmë nuk përshkruhet lehtë. Disa pyesin nëse arrijnë të telefonojnë familjet e tyre, për t’i thënë se po shkojnë në njësinë e kujdesit intensiv”, – shkroi ndër të tjera mjeku grek./a.m/NOA.al