Transmetuar më 12-11-2020, 15:55

Në një nga spitalet ku po trajtohen të prekurit me koroanvirus në Beograd ndodh çudia.

Në mediat sociale janë publikuar foto të shumta teksa pacientja e identifikuar si Anastasia M, ka hequr rrobat në dhomë e saj ku po kurohej nga covid-19.

Fotot e saj nudo janë shpërndarë masivisht në rrjetin social Instagram.

Fotot e përmendura me shumë gjasa janë marrë nga videoja e kamerave të mbikëqyrjes në këtë spital të përkohshëm kovid.

Pamjet abuzive ndaj pacientes, si të mos i mjaftonte tronditja nga sëmundja,  kanë tronditur opinionin publik në Beograd. Raportohet se kanë nisur hetimet se si kanë dalë pamjet nga spitali.

Ndërkohë për mediat serbe ka folur edhe pacientja.

Ajo është shprehur se i është kërkuar që të zhvishet nga stafi mjekësor dhe nuk kishte si të vepronte ndryshe.

“Ata e bënë foton pas pritjes në Arena, ku më thanë të hiqja rrobat për të bërë EKG. A duhet të shikoja përreth për të parë nëse ka ndonjë tjetër, apo nëse ai mban një aparat fotografik.”

Veprimi i turpshëm ndaj saj nga njerëz të papërgjegjëm rrezikon të drejtat e saj njerëzore, madje edhe jetën, – tha pacientja.

Anastasia M i tha Kurir se ka temperaturë të lartë, teksa ndiente dhimbje në çdo kockë të trupit, si dhe nflamacion të të dy mushkërive.

/a.m/NOA.al