Transmetuar më 12-11-2020, 15:16

Sërish rritje e numrit të të infektuarve dhe e vdekjeve në 24 orët e fundit në Kosovë.

Situata epidemiologjike në Kosovë mbetet alarmante edhe në 24 orët e fundit.

Sipas të dhënave zyrtare, pas kryerjes së 2.178 testimeve, kanë rezultuar pozitivë 767 persona.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 8 paciente.

Rastet e vdekjes janë rregjistruar nga komunat: Prizren 4 raste (87, 84, 61 dhe 60 vjeç), Gjilan 2 raste (89, 77 vjeç), Prishtinë 1 rast (74 vjeç), Suharekë 1 rast (70 vjeç).

Ndërkohë një ditë më parë u raportuan 733 raste të reja me Covid, shifër më e ulët, si dhe 4 humbje jete, gjithashtu edhe kjo një shifër më e ulët.

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë ka shkaur në 26.888 raste nga 113.738 persona të dyshimtë me virusin SARS-CoV-2 dhe 784 raste të vdekjes.

Numri i rasteve aktive është aktualisht 9.418.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 186 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 16.685 raste.

/a.m/NOA.al