“Unë e kalova koronavirusin”, moderatorja shqiptare: Bëra si skuthe, por…
Transmetuar më 12-11-2020, 11:44

Modelja dhe moderatorja e njohur Einxhel Shkira, ka shprehur zemërimin e saj pas gjobës që mori mbrëmë për shkak se ka thyer rregullat e vendosura nga qeveria shqiptare për ndalim-qarkullimin pas orës 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit, në kuadër të masave anti-Covid.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, bukuroshja e ekranit, pranon se është kapur nga policia dhe më pas u ndëshkua, teksa ecte në rrugë pa maskë pas orës 22:00 të mbrëmjes. Ajo u shpreh se e ka kaluar koronavirusin, ndaj nuk përbën rrezik për të infektuar të tjerët.

“Ky muhabeti i karantinës në orën 22:00 paska qenë serioz, s’paska qenë një shaka. Sepse sapo kalova dy patrulla, të parës i shpëtova pa marrë gjobë, sepse para meje ishin dy çuna dhe një grua që po merrnin gjobë dhe unë rrëshqita anash si skuthe dhe bëra sikur nuk i pashë dhe të dytën tek lagjia, ku më thanë që sapo kisha bërë dy shkelje, kisha kaluar orarin dhe s’kisha maskë, – tregon Shkira. – Nëse unë e kam kaluar COVID dhe s’ka kush të ma ngjisë dhe kujt t’ia ngjis pse duhet ta mbaj maskën? Dhe nëse unë jam vetëm në rrugë, pse duhet ta mbaj maskën? Ti kur je vetëm në shtëpi, e përdor prezervativin,”- i shpreh ajo. /E.A/NOA.al/