Transmetuar më 11-11-2020, 19:58

Një ngjarje e tmerrshme raportohet nga Maqedonia e Veriut, ku një person dyshohet se ka përdhunuar vajzën e tij.

Në orët e pasdites të 10 nëntorit është arrestuar 62 vjeçari nga Shkupi me inicialet M.G., për shkak të dyshimeve për përdhunim të vajzës së tij.

Siç njoftojnë nga policia, në të njëjtën ditë, në orët e hershme të mëngjesit, e bija e tij 29-vjeçare ka denoncuar se më 9 nëntor në orën 22:00, në shtëpi i ati ka përdhunuar atë.

Ajo po ashtu dyshohet se është sulmuar fizikisht nga i ati i saj.

Personi M.G., është mbajtur në stacionin policor në Kisella Voda për procedurë të mëtejshme.