Transmetuar më 10-11-2020, 23:42

Florian Marku është treguar i jashtëzakonshëm këtë mbrëmje, ku ka mposhtur vetëm në 1 minutë e 50 sekonda kundërshtarin anglez Muma Muemba në ring dhe duke kështu serinë e rezultateve pozitive, pas një pauze afro 2 vjeçare.

Marku e nisi ndeshjen me vrull dhe vuri përpara kundërshtarin e tij me goditje të forta dhe të befasishme.

Shqiptari e hodhi dy herë në tapet, por kundërshtari i tij e vazhdoi dyluftimin por goditja e tretë ishte "fatale" për anglezin.

Gjyqtari ndaloi menjëherë ndeshjen, pasi kundërshtari i tij nuk po reagonte.

Marku vazhdon rekordin e tij të pathyeshmërisë dhe merr fitoren e 7 në 7 dyluftime.