Transmetuar më 10-11-2020, 20:57

Ashtu si në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Itali, edhe në vendin tjetër fqinj,  Greqi, situata paraqitet alarmante.

Prej ditësh Greqia është vendosur në një karantinë të pjesshme, ndërsa raportoi sot  2384 raste të reja me Covid,  duke e çuar numrin e të infektuarve që nga fillimi i pandemisë në 60,570.

Në 24 orët e fundit betejën me koronavirusin e kanë humbur 41 persona, duke çuar numrin e të vdekurve nga fillimi i pandemisë në 866.

Ndërkohë që prej fillimit të emergjencës shëndetësore deri më tani janë shënuar të 9,989  të infektuar.

/a.n/NOA.al